Kuvendi miraton në parim Projektligjin për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë, deputetët kanë votuar në parim Projektligjin për pagën minimale.

Pro këtij projektligji votuan 68 deputetë, kundër asnjë, dhe 6 abstenime.

 

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar seancën e sotme, duke thënë se  po iu bëhet e padrejtë veteranëve.

Kujtojmë se në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë të përfshirë.

Reklama e sponzorizuar

Me projektligjin e ri për pagën minimale, është paraparë që paga minimale të rritet në 264 euro bruto nga 170 sa është tani. /Buletini Ekonomik/