Kuvendi miraton në parim projektligjin për rishikimin buxhetor

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme, kanë miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Në bazë të votimit, 65 deputetë kanë votuan pro këtij rishikimi buxhetor.

Pas miratimit të këtij rishikimi, buxhetit të shtetit do t’i shtohen edhe mbi 150 milionë euro shtesë.

Reklama e sponzorizuar