Meditjet e ‘majme’ të këshilltarëve të Kurtit nga vizita në SHBA

Ndonëse kryeministri Albin Kurti nuk mori asnjë cent për mëditje gjatë vizitës tri javore në SHBA, shefi i stafit të tij dhe fotografi nuk e kursyen buxhetin e shtetit.

Shefi i stafit, Luan Dalipi ka marrë mëditje në shumën prej 1 mijë e 700 euro. Kurse fotografi Patrik Domi, mori 1 mijë e 900 euro.

Vetëm për këta të dy zyrtarë me taksat e qytetarëve janë paguar në total 3 mijë e 500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Reklama e sponzorizuar

Buxheti i shtetit nuk u kursye nga këta dy zyrtar as për shpenzimet për bileta e akomodim. Vetwm Dalipi shpenzoi 9 mijë 480 euro.

4 mijë e 700 euro për akomodim dhe 2 mijë e 900 euro për bileta avioni.

Në anën tjetër, fotografi Patrik Domi i cili ishte në vizitë me ta shpenzoi 9 mijë e 413 euro në total. Përveç 1 mijë e 963 eurove për mëditje, 4 mijë e 324 euro për akomodim dhe 3 mijë euro bileta aeroplani.

Gazeta Insajderi, publikoi edhe shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe pjesës tjetër të stafit.

Sipas kësaj fature, kryeministri Kurti ka hargjuar në total shumën prej 9 mijë e 300 euro. 4 mijë e 200 për bileta avioni dhe 4 mijë e 800 për akomodim, shkruan Gazeta Insajderi.

Në total krejt vizita në SHBA, Kurtit e kabinetit të tij i kushtoi rreth 37 mijë euro.

No description available.