Ministria e Financave njofton se është nënshkruar Marrëveshja me Fondin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) me qëllim operimin e Fondit në sektorin privat.
Sipas njoftimit, Marrëveshja synon të krijojë një kornizë adekuate për funksionimin e Fondit OPEC në sektorin privat dhe të mobilizojë financimet dhe investimet.
“Me anë të kësaj Marrëveshje parashihet të mobilizohet më tutje potenciali në likuiditetin e bankave tona përmes programeve të ndarjes së rrezikut dhe ky likuiditet të drejtohet edhe në sektorit privat, e veçanërisht drejt NVM-ve dhe bizneseve të grave”, tha ministri Hekuran Murati.
Ndërsa, drejtori gjeneral nga Fondi OPEC-ut, Abdulhamid Alkhalifa vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe theksoi përfitimet e sektorin privat, si kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.
Në anën e tij, drejtuesi i OPEC-ut shprehu gatishmërinë e zhvillimit të mundësive të bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë, duke theksuar se programet e Fondit OPEC përkojnë ngushtë me nevojat e tregut kosovar.