Procesohen shtesat prej 100 eurove edhe për studentët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë procesuar edhe pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët.

Me anë të një njoftimi në facebook, ai ka bërë të ditur se grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ministria ka pasur informata të sakta.

Ndërkohë ai poashtu thotë se për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kanë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk kanë ekzistuar fare.

Reklama e sponzorizuar

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, ka shkruar Murati./Buletini Ekonomik/