Pas rritjes së çmimit të derivateve në Kosovë ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e cila ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.
Sipas një njoftimi në Facebook të lëshuar nga kjo ministri thuhet se ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.
Siç thonë ata, MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.
“Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/