Anulohet tenderi 800 mijë eurosh për konkursin e projektimit për parkun përkujtimor “Dr.Ibrahim Rugova” dhe bibliotekën presidenciale

Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin për konkursin e projektimit për parkun përkujtimor “Dr.Ibrahim Rugova” dhe bibliotekën presidenciale, në vlerë prej 800 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e publikuar në platformën e-Prokurimi thuhet se arsyeja e anulimit të këtij aktiviteti është për shkak se asnjë prej operatorëve nuk e ka arritur pragun minimal të pikëve.

“Komisioni – juria profesionale, për shkakun qe asnjeri prej operatoreve nuk arriti pragun minimal prej 70 pikëve për tu vlerësuar me njërin nga 3 çmimet vendosi qe te beje ANULIM te aktivitetit për Konkurs projektimi për parkun përkujtimor Dr. Ibrahim Rugova dhe biblioteka presidenciale”, thuhet në vendim.

Reklama e sponzorizuar

Vendimi figuron se është marrë më 7 gusht.