Sa do të ulet çmimi i derivateve me vendimin e Qeverisë?

Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës.

Këtë të mërkurë, çmimi i naftës Kosovë arriti në nivele rekorde, duke shkuar në 1.92 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

Reklama e sponzorizuar

Buletini Ekonomik ka siguruar një draft të këtij vendimi, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Parashihet që çmimi të ulet për 10 centë.