Sot vazhdimi i seancës – në rend dite edhe votimi në parim i Projektligjit për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Sot Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në rend dite janë pika të papërfunduara nga seancat e mbajtur në mbajtura në maj e qershor.

Seanca pritet të mbahet në orën 13:00.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

Reklama e sponzorizuar

-Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

-Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

-Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

-Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

-Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

-Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

-Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

-Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,

-Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.