Trusti të mërkurën në rend dite, Tahiri: Ky draft ligj prek 695 mijë qytetarë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të mërkurën Kuvendi ka në rend dite draftligjin për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.

Ai tha se kjo kërkesë vjen në kohën që vendi po ballafaqohet me rritje të madhe të çmimeve.

Reklama e sponzorizuar

“Ky draft ligj prek rreth 695 mijë qytetar kontribuues. Pozita në këtë rast besoj se do të reflektoj dhe t`i marrë parasysh kërkesat e qytetarëve”, tha ai.

Tahiri poashtu foli edhe për përjashtimin e veteranëv nga projetligji për pagën minimale.

“Të lihen jashtë pagës minimale kategoria më e ndjeshme në vendin tonë është e pa pranueshme. Në asnjë rrethanë nuk duam që veteranët ti shndërrojmë në kauzë politike, shpresojmë që veteranët ta bashkojnë pozitën e opozitën”, tha Tahiri.