MINTI përcakton çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se për datën 7 prill 2026 janë caktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë.

Sipas vendimit të datës 5 prill 2026, çmimet për 6 prill kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa për 7 prill janë përcaktuar këto nivele: dizeli deri në 1.88 euro për litër, benzina deri në 1.46 euro për litër dhe gazi deri në 0.74 euro për litër.

MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri këtë vendim, me qëllim garantimin e një tregu funksional dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve.

Reklama e sponzorizuar

Sipas ministrisë, çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.