Ukraina rrit normën bazë të interesit në 25% – Vendimi i Bankës Qendrore u mor për të mbrojtur të ardhurat dhe kursimet

Banka Qendrore e Ukrainës

Vijojnë të ndihen pasojat ekonomike të luftës sidomos në vendet e prekura drejt për së drejti nga konflikti.

Banka Qendrore e Ukrainës ka rritur normën bazë të interesit nga 10 në 25%, duke shënuar ndërhyrjen e parë pas katër muajsh, që nga fillimi i sulmit rus në 24 shkurt.

Objektivi i vendimit të bankës qendrore në Kiev është frenimi i inflacionit dyshifror – që u rrit në 16.4% në muajin prill – dhe të mbrojë të ardhurat dhe kursimet nga pasojat e konfliktit të vazhdueshëm.

Reklama e sponzorizuar

Masat stimuluese për ekonominë në prill u rritën gjithashtu në 3.18 miliardë euro, kundrejt një mesatareje mujore të blerjeve të letrave me vlerë të barabartë me 1.87 miliardë euro.

 

Më 28 shkurt, 4 ditë pas sulmit në Kiev, banka qendrore e Moskës rriti normat e interesit nga 9 në 20%.

Në atë kohë, veprimet në bursën e Moskës u pezulluan për rreth 2 javë. Më pas, më 8 prill, guvernatorja e bankës qendrore ruse, Elvira Nabiullina, uli normat në 17%, duke i çuar në 14% në fund të prillit./Scan tv/