Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë vendim për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila paraqiti mocion procedural për përfshirje në rend dite të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
“Propozoj si mocion proceduar që si pikë e katër e rendit të ditës sot të shqyrtohet Projektligji i Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projektidesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”, tha Kusari-Lila.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit e hodhi në votim këtë mocion i cili mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.