Punojnë vetëm dy blloqe të termocentraleve të Kosovës, prodhimi prej 400 megavatësh nuk i plotëson nevojat e konsumit

Termocentrali "Kosova A"

Mësohet se rreth 250 megavat/orë prodhohen nga njësia B2 e termocentralit Kosova B, dhe rreth 140 tjera prodhohen nga njësia A4. Derisa dy njësi të KEK  janë në fazë të rregullt të remontit (një bllok i Kosovës A dhe blloku B1 i Kosovës B), dhe janë çkyqur sipas planifikimit, njëra njësi e termocentralit Kosova A është larguar nga prodhimi pa planifikim.

Edhe gjatë ditëve të verës kur kërkesa për energji elektrike është e ulët, prodhimi i rrymës në vend nuk po arrinë të mbulojë konsumin.

Për momentin, Kosova është duke prodhuar vetëm 400 megavat orë energji elektrike, ndërsa kërkesa për rrymë në kohën e pikut ka tejkaluar 600 megavat orë. Rrymë prodhon vetëm një njësi e termocentralit Kosova A dhe një njësi e termocentralit Kosova B. Këtyre njësive në ndihmë u kanë dalur edhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Reklama e sponzorizuar

Mësohet se rreth 250 megavat orë prodhohen nga njësia B2 e termocentralit Kosova B, dhe rreth 140 tjera prodhohen nga njësia A4. Derisa dy njësi të KEK  janë në fazë të rregullt të remontit (një bllok i Kosovës A dhe blloku B1 i Kosovës B), dhe janë çkyqur sipas planifikimit, njëra njësi e termocentralit Kosova A është larguar nga prodhimi pa planifikim, raporton Kosovo.Energy.

Pasiguria në prodhimin e rrymës në Kosovë, e ndikuar nga gjeneratorët e vjetër të KEK, ka ndikuar në rritje të jashtzakonshme të importeve, në kohën kur tregjet energjetike po përballen me çmime të larta të energjisë elektrike.

Rritja e importeve të kushtueshme si pasojë e prodhimit të pasigurtë, ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike këtë vit.

Krahas rritjes së importeve, qytetarët po përballeshin edhe me reduktime të energjisë elektrike, të cilat u rikthyen në vend pas shumë vitesh.

Një vit më parë ishte rreth 100 ndërsa sot çmimi i një MWh në treg ka arritur në 471 euro, në dimër pritet të sillet nga 600-1000 euro për MWh

Vetëm sot, në tregun hungarez, ku Kosova kryesisht importon energjinë elektrike, çmimi për një megavat orë për energjinë bazë sillet rreth 432.4 euro për megavat orë, ndërsa për kohën e pikut, rreth 471.25 euro për megavat orë.

Nesër ky çmim do të jetë rreth 490 euro për megavat orë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes. Për dallim, një vit më parë çmimi ishte rreth 100 euro për megavat orë.

Në stinën e dimrit, kur kërkesa për rrymë rritet, ekspertët kanë thënë se çmimi për megavat orë pritet të arrijë në rekorde të reja. Disa prej tyre kanë thënë se për shkak të krizës energjetike, çmimi për një megavat orë në stinën e dimrit do të sillet nga 600 deri në 1000 euro.