Bie dukshëm importi serb në Kosovë, rritet ndieshëm importi i mallrave turke

Fotografi ilustruese

Në muajin qershor është bërë një vit prej kur qeveria e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia.

Tashmë produktet ushqimore me prejardhje serbe nuk mund të gjenden në raftet e marketeve në Kosovë.Bazuar në të dhënat që i ka siguruar Indeksonline del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia.

Reklama e sponzorizuar

Në periudhën janar 31 maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro.Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.Ndërsa sipas të dhënave shteti serb nuk është më në ato 5 vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.

Ndryshe qeveria në qershor të vitit të kaluar me një vendim e ka ndaluar importin e mallrave serbe kryesisht të produkteve ushqimore.