ASK: Gjatë muajit maj u importuan 195 GW energji, u eksportuan 295 GW

Fotografi ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin maj 2022.

Në muajin maj 2022, prodhimi bruto nga termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.96GWh; prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 16.88 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 18.81 GWh.

Gjatë muajit maj 2022,  energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 461.56 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 455.2 GWh, ose (-93.34%) më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 117.71%.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, importi  i energjisë elektrike në maj 2022 ishte 195.66 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 295.75 GW.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.94 mijë ton, ose 18.60% më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.