Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milionë euro.
Më anë të një njoftimi në facebook të ATK-së, thuhet se veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura.
ATK gjithashtu kërkonë nga të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK-së, të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave / detyrimeve tatimore./Buletini Ekonomik/