Si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të produkteve bazike për jetesë, edhe bukëpjekësit e Pejës kanë vendosur që nga e enjtja çmimi i një buke nga 50 cent të rritet në 60 centë.
Gjatë muajve të fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë, ndërsa brenda një viti buka është shtrenjtuar për 20 cent.
Valës së ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimor prej sot i janë bashkuar edhe bukëpjekësit e Pejës, raporton RTK.
Nga 50 cent sa ishte deri më sot, tash 1 bukë do të kushtojë 60 cent.
Furrëtari Shemsedin Muhadri, thotë se kjo rritje e çmimit të bukës është rezultat i ngritjes së çmimeve tjera, siç janë energjia elektrike, uji, mielli e produkte të tjera.
Banorët kanë opinione të ndryshme rreth shtrenjtimit të cmimit të bukës. Disa thonë se rritja e çmimit është e papërballueshme, ndërsa të tjerë e arsyetojnë këtë veprim të furrtarëve me rritjen e çmimeve të produkteve tjera bazike.