Dogana sekuestron 6 tonelata vaj ushqimor dhe pije joalkoolike të kontrabanduara në veri të Kosovës

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, zyrtarët kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.

Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Reklama e sponzorizuar

Në automjetin e parë janë gjetur 1,200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent, ndërsa në automjetin e dytë është hasur në 1,470 litra pije joalkoolike. Po ashtu, në automjetin e tretë është hasur në 2,329 litra pije joalkoolike dhe në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.