Hulumtimi i Buletinit: Komuniteti i biznesit i kërkon sqarime BQK-së për ndalimin e PayPal

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një shkrese ka kërkuar nga Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, që të punohet dhe pranohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, i cili dukshëm do të lehtësonte shkëmbimin e transkasioneve të operatorëve ekonomik me vendet e tjera.

Përmes një komunikate për media, Dhoma e Tregtisë thotë se tash e sa kohë janë duke kërkuar nga BQK dhe Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, që, sipas tyre, do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

“Dhoma e Tregtisë ka pranuar shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial, çështje kjo e ngritur edhe në takimet me Kryeministrin dhe Ministrin Murati”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Dhomës së Tregtisë trajtimi me prioritet i kësaj të fundit do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare.

Disa ndër kërkesat për të cilat Dhoma e Tregtisë ka adresuar ndër vite tek BQK përfshijnë si në vijim:

Të largohet kamata prej nga bankat komerciale për kthimin e parave të imëta;

Të zvogëlohet tarifa nga 1 – 3 % në 0.025 % e shumës së paguar nga qytetarët në biznese nëpërmjet pagesave me pos;

Vështirësitë që po i hasin bizneset me pagesa ndërkombëtare, përkatësisht licensimin e sistemeve elektronike të pagesave, si paypal, cyber source, amazon etj.

Të ofrohen kredi për bizneset, me grejsperiudhë deri në 2 vjet dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancion të shtetit.

Kreditë të jenë pa interes me grant prej 30% për ndërmarrjet mikro dhe të vogla përmes Fondit për Garanci Kreditore.

Ndryshe Buletini Ekonomik këto ditë ka publikuar hulumtimin që hedhë dritë rreth pengesave që i ishin bërë kompanisë PayPal për të ofruar shërbime edhe për qytetarët e Kosovës.

Për ndalimin e PayPal ishte lobuar fuqishëm nga bankat komerciale dhe nga segmente të caktuara në BQK.

Interesi kryesor për këtë ishte fakti se PayPal ofron shërbime të pagesave ndërkombëtare mjaft të lira, dhe në këtë mënyrë bankat komerciale do “t’i humbnin” fitimet e përgjithshme që gjenerojnë nga këto tarifa.

LEXO EDHE:

Super tarifat e bankave me transfere ndërkombëtare, arsyeja pse nuk u lejua PayPal të vijë në Kosovë