Katër platforma për shkëmbim të energjisë në Ballkanin Perëndimor do të hapen nga mesi i vitit 2023

Fotografi ilustruese

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut janë duke planifikuar që të lansojnë tregje një ditë më parë brenda 11 muajve të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se inaugurimi i platofrmave për shkëmbim të energjisë në katër palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë do të jetë një hap i madh përpara duke marrë parasysh se vetëm Serbia ka një platformë të shkëmbimit që operon – SEEPEX, përcjell Kosovo.energy.

Sipas edicionit të katërt të Tranzicionit të Energjisë të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, nevoja për tregje afatshkurtër dhe integrimi i tyre është shumë e rëndësishme për marrjen e burimeve të rinovueshme, por edhe për futjen e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).

Reklama e sponzorizuar

Një propozim i bërë rishtazi nga Komisioni Evropian për CBAM, që përcakton bashkimin e tregjeve si një nga kushtet për përjshatim, ka theksuar tutje urgjencën për themelimin e tregjeve një ditë para, ka theksuar sekretariati.
Lansimi i platformave të reja të shkëmbimit është ende i paqartë

Sipas gjurmuesit të sekretariatit, është bërë përparim në ngritjen e tregjeve të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor, megjithatë, nisja e platformave të reja tregtare është ende e pasigurt.

Operatorëve të këmbimit të energjisë MEPX në Mal të Zi, ALPEX në Shqipëri, iu besua operimi i tregut të Kosovës dhe së fundmi, MEMO në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar procedurat e tenderit dhe kanë lidhur marrëveshje me ofrues të përzgjedhur të shërbimeve për krijimin e tregjeve të tyre të ditës.

Marrëveshja e ALPEX supozon edhe krijimin e një tregu brenda ditës në Shqipëri dhe Kosovë.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë emëruar tashmë MEMO dhe SEPEX, përkatësisht, si operatorë të nominuar të tregut të energjisë elektrike (NEMOs).

“Lansimi i tregut të ditës përpara në Shqipëri është planifikuar në nëntor 2022 dhe në Kosovë dy muaj më vonë së bashku me bashkimin e këtyre dy zonave ofertuese. Fillimi i funksionimit të tregjeve të ditës në Mal të Zi dhe Maqedonisë së Veriut pritet përkatësisht në TM4 2022 dhe TM2 2023”, thuhet në gjurmues.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, ngritja e një tregu afatshkurtër është ende në fazën e diskutimit.

Edhe pse Rregullorja për shpërndarjen e kapaciteteve dhe menaxhimin e kongjestionit (CACM) ende nuk është miratuar zyrtarisht në Komunitetin e Energjisë, Maqedonia e Veriut tashmë ka emëruar MEMO-n si operator të nominuar të tregut të energjisë elektrike (NEMO). Në Serbi, SEEPEX u caktua si NEMO muajin e kaluar.