Themelohet grupi i punës për shqyrtimin e Projektligjit për Fondin Sovran

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i drejtuar nga Ferat Shala, kryetar, mbajti mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor.

Në këtë mbledhjen komisioni shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023.

Tutje, komisioni themeloi grupin e punës për shqyrtimin e Projektligjit për Fondin Sovran, kryesuar nga nënkryetarja e këtij komisioni, Jeta Statovci.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, komisioni shqyrtoi Vendimin e Qeverisë për pozitat e dy anëtarëve të Autoritetit të Komisionit të Konkurrencës, duke e miratuar të njëjtin, për të vazhduar tutje me proceduat.