Çmimet e ushqimeve janë rritur mesatarisht me më shumë se 30% në Greqi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia katër muaj më parë.
Në krye të rritjes së çmimeve qëndrojnë mielli, vaji i lulediellit dhe makaronat, ndërsa kategoritë e tjera të artikujve bazë, duke filluar nga ushqimi deri te letrat higjienike, kanë parë gjithashtu një rritje të çmimeve. Vala e rritjes së çmimeve nuk pritet të ndalet për sa kohë që lëndët e para bazë, materialet e ambalazhimit, si dhe kostot e energjisë mbeten në nivele jashtëzakonisht të larta.
Shenja e parë e ecurisë së inflacionit të qershorit, pas normës së majit prej 11.3%, do shihet të premten, kur Eurostat do të publikojë vlerësimet e tij për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, ndërsa në datën 8 korrik Instituti i Statistikave Greke (ELSTAT) do të publikojë të dhënat për indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit.
Të dhënat më të fundit nga supermarketet, të përpiluara nga kompania e kërkimit të tregut IRI, tregojnë se në javën deri më 12 qershor, çmimet standarde të produkteve u rritën me 8% nga një vit më parë, me rritjen më të madhe të produkteve të qumështit (11%).
Vlera e një shporte tipike blerjeje, sipas Observatorit të Çmimeve të Konsumit elektronik të Ministrisë së Zhvillimit dhe Investimeve, është rritur me rreth 6% gjatë kësaj periudhe, ku rritja më e lartë e çmimeve është shënuar në letrën higjienike (35.5%), mielli (31.2%), makaronat (27.4%) dhe vaj luledielli (23.2%).
Ndërkohë benzina ishte mesatarisht 2.40 euro/litër të hënën (27 qershor), pra 46.3% më shumë në një vit, pasi më 27 qershor 2021 ishte mesatarisht 1.64 euro për litër./ Ekathimerini