Kurti s’përmend shtrenjtim të ri të rrymës: Do t’i ndihmojmë këta konsumatorë

Kryeministri Albin Kurti tha se po përgatisin një masë për t’u dalë në ndihmë një shtrese të konsumatorëve shtëpiakë.

Duke folur në Kuvend për situatën energjetike dhe parlajmërimin për një krizë të re, Kurti tha se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së deputetes Hykmete Bajrami nëse do të ketë sërish shtrenjtim të rrymësm raporton Gazeta Express.

“Ministria është duke e përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve, do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e enrgjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe te rastet që janë në nevojë, por s’janë të përfshirë në skemën sociale”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Kurti tha se aktualisht, në termocentralin “Kosova B” janë në remont kapacitetet gjeneruese. Ai tha se kështu po përgatiten për sezonën e dimrit.

“Kapacitetet gjeneruese të termocentraleve gjatë sezonës së verës janë në remont të rregullt te ne. Njëri bllok i Kosovës B është në remont të rregullt dhe pritet të përfundojë gjatë këtij muaji, ndërsa blloku tjetër i Kosovës B do të hyjë në remont gjatë muajit gusht dhe do të zgjasë rreth 25 ditë”, tha ai.

Kurti tha se do të ketë remont të rregullt jashtë dimrit edhe në termocentralin “Kosova A”.