Sektori i bizneseve të vogla e të mëdha i ka borxh mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha), kompanisë së ujësjellësit KRU “Prishtina”.
“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Më tej kompania e ujësjellësit thotë se do të ngris edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.
“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit /pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim.