Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 08 korrik 2022 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesëvjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Ministria thekson se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.