Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë (Dizel) sot në Kosovë është 1.79 euro, katër cent më lirë sesa dje.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 euro për litër, dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër.
Çmimet e lartëcekura, sipas MINT-it, vlejnë për datën 04/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /Buletini Ekonomik/