“Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen”

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit në Klan Kosova.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.