Në seancën e sotme plenare është diskutuar edhe për parregullësitë që auditori i ka gjetur në Ministrinë e Infrastrukturës.
Kjo qështje është ngritur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila ka thënë se 3 muaj më parë PDK-ja kishte ngehur shqetësimin për disa kontrata në këtë ministri disa nga to një burimore, duke thënë se këto janë konfirmuar nga ZKA-ja.
“PDK-ja fton prokurorinë që t’i hetojë dhe zbardhë të vërtetat. Një raport i kualifikuar nga ZKA-ja është bazë për hetime dhe për kryeministrin që ta shkarkojë ministrin Aliu”, ka thënë ajo. “Pse nuk e keni shkarkuar askënd për këto parregullsi që thatë se vetë keni iniciuar auditim? Pse nuk jeni distancuar asnjëherë nga zëvendësministri Durmishi i cili ka deklaruar se ka lidhje miqësore me disa kompani që ju i keni shpërblyer me kontrata milionëshe?”, ka pyetur ajo.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se dyshimet për parregullsi i kanë marrë nga ankesat e operatorëve.
“Ky raport ka tregu që ka parregullsi dhe ne e marrim seriozisht dhe e ftojmë ne prokurorinë. Është pikërisht ky raport i auditimit që është iniciuar që është ndalë ai proces dhe ky ka prodhuar edhe atë serinë e sulmeve serike mediatike kundër nesh”, ka thënë ai.