Arabia Saudite ka importuar naftë ruse prej vitesh, gjë që redukton nevojën e saj për të përpunuar naftë bruto dhe i lë asaj më shumë fuçi për të shitur në tregjet ndërkombëtare me çmime më të larta.
Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës, dyfishoi importet e naftës ruse në tremujorin e dytë për të përmbushur kërkesën e rritur nga termocentralet dhe për të ruajtur naftën e saj për eksport, sipas të dhënave dhe burimeve tregtare.
Rusia shet naftë me çmime të zbritura pasi ka më pak blerës për shkak të sanksioneve perëndimore. Vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.
Kështu, shumë vende e ndaluan ose e vështirësuan importin e produkteve të energjisë nga Rusia, ndryshe nga Kina, India dhe disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, të cilat e rritën atë.
Arabia Saudite vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë në grupin OPEC+, i cili përbëhet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe një grup prodhuesish të pavarur. Zyrtarët sauditë luajnë një rol të spikatur në OPEC në mesin e prodhuesve të pavarur.
Të dhënat e marra nga Reuters nga gjurmimi i anijeve përmes Refinitiv Eikon treguan se Arabia Saudite importoi 647,000 ton (48,000 bpd) naftë ruse përmes porteve në Rusi dhe Estoni nga prilli deri në qershor, krahasuar me 320,000 ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Arabia Saudite gjithashtu importoi më shumë naftë ruse përmes qendrës së naftës në Lindjen e Mesme – Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë tregtarët.
1.17 milion ton naftë ruse mbërriti në Fujairah këtë vit, sipas të dhënave nga plani i ngarkimit të anijeve, krahasuar me 900 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të gjithë vitin 2021, Arabia Saudite importoi 1.05 milionë tonë naftë nga Rusia.
Ministritë e energjisë të Arabisë Saudite dhe Rusisë nuk pranuan të komentojnë mbi të dhënat.
Strategjia e Riadit
Arabia Saudite ka importuar naftë ruse prej vitesh, gjë që redukton nevojën e saj për përpunim të naftës bruto dhe i lë asaj më shumë fuçi për të shitur në tregjet ndërkombëtare me çmime më të larta, sipas Reters.
Nafta djegëse u nevojitet termocentraleve, të cilat kanë nevojë më së shumti në verë për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike për ftohje. Disa qytete saudite janë larg fushave të gazit natyror, që do të ishte një lëndë djegëse më e pastër.
Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare të statistikave të naftës JODI, në periudhën shkurt-prill, eksportet saudite të naftës së papërpunuar dhe derivateve ishin afër një rekordi prej nëntë milionë fuçi në ditë dhe eksportet e naftës së papërpunuar ishin afër 7.3 milionë fuçi në ditë.