Publikohen çmimet maksimale të karburanteve për 24 orët e ardhshme

Fotografi ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të karburanteve për ditën e sotme.

Përmes një njoftimi për media dhe qytetarët, nga MINT theksojnë se çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) për ditën e sotme është 1.72 euro për litër, derisa çmimi maksimal i produktit benzinë është 1.58 euro për litër.

Kurse, çmimi i lejuar për produktin e gazit nuk duhet të tejkalojë shifrën 0.78 euro për litër.

Reklama e sponzorizuar

Nga MINT njoftojnë se këto çmime janë të vlerfshme nga ora 10 e ditës së sotme deri në orën 10:00 nesër (23.07.2022). /Buletini Ekonomik/