Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë kërkon masa për mbrojtjen e mjedisit nga automjetet e vjetra

Propozimi për ndryshim dhe plotësim të ligjit 05/L-132 për automjete e cila parasheh lehtësira shtesë në import të automobilave të përdorur ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucionet dhe shoqëria civile në Kosovë.

Lidhur me këtë Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë (BCCK) ka potencuar në një komunikatë për shtyp se mirëpret çdo masë qeveritare që përmirëson klimën për biznes në vendin tonë megjithatë BCCK thekson se është e nevojshme t’i tërhiqet vëmendja qeverisë pasi përpiqet të akomodojë thirrjet e vendeve të tjera për të hapur tregun tonë ndaj produkteve të tyre të padëshiruara dhe potencialisht të dëmshme për shitje qytetarëve tanë.

Reklama e sponzorizuar

“Ligjet duhet të hartohen për të siguruar që qytetarët janë të mbrojtur nga produktet potencialisht të rrezikshme, por këtu në Kosovë ne shohim politikëbërje shkurtëpamëse, të ilustruar me vendimin e fundit të Ligjbërësve të Kosovës për të ndryshuar ligjet që synojnë të sigurojnë që automjetet motorike që importohen në Kosovë janë të përshtatshme për tregun e Kosovës. Këto ligje mbrojnë qytetarët tanë”.

“Ligjbërësit po konsiderojnë që të lejojnë që automjetet motorike të përdorura të importohen në Kosovë me jo më shumë se një
certifikatë nga vendi i eksportit pa ndonjë kontroll në Kosovë për të siguruar që automjetet janë të përshtatshme për tregun tonë”.

“Ka vende në Evropë në të cilat pronarët e makinave inkurajohen të shesin automjetet e tyre me motorë të vjetër – të cilat gjenerojnë nivele të papranueshme të ndotësve – për dyfishin e vlerës së tyre për të rritur shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride. Ka prova që këto automjete po eksportohen në tregje si Kosova edhe pse janë refuzuar nga pronarët dhe autoritetet në vendet eksportuese ngase janë një shkak i përgjithshëm i ndotjes së ajrit dhe i dëmshëm për shëndet të votuesve të tyre dhe fëmijëve të tyre”.

“Ligjbërësit në Kosovë përdorin arsyetimin e “liberalizimit të tregut” për të lejuar që produktet e refuzuara në Evropë të qarkullojnë në Kosovë. Një çështje vlen të theksohet e që është propozim për ndryshim të këtij ligji nuk ka ardhur me ndonjë vlerësim financiar të kostos për Kosovën në vitet e ardhshme të trajtimit të qytetarëve të saj për sëmundjet e shkaktuara nga ndotja. Kjo ndikon që të rinj të largohën nga shteti pasi që nuk mund të përballen me jetesën e familjes në një mjedis aq të ndotur”.

BCCK thekson në një komunikatë për media se ka për mision të inkurajoj ndërmarrjet dhe tregun e lirë në Kosovë, që do të na çonte në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Importi i produkteve ndotëse nga vendet tjera nuk sjell përfitime të qëndrueshme për Kosovën .

Andaj, Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovës thekson se do të mbështeste plotësisht Qeverinë dhe Ligjbërësit në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që sigurojnë prosperitet ekonomik në Kosovë dhe zhvillimin e politikave që promovojnë dhe investojnë në ekonominë e gjelbër.

“Ky model ekonomik i cili është duke u avancuar në Britaninë të Madhe dhe Bashkimin Evropian është dhe duhet të jetë në zemër të të gjitha politikave në Kosovë  për të siguruar mbrojtjën e shëndetit dhe pasurisë së qytetarëve të tanishëm dhe të ardhshëm”.