Shitjet e makinave në Evropë janë më të ulëtat që nga 1996

Në qershor, Evropa regjistroi numrin më të ulët të makinave të reja në treg, që nga viti 1996 me pak më shumë se 1.06 milionë automjete. Prodhuesit e makinave po shohin rënie të shitjeve me gati 50%, sipas të dhënave nga shoqata evropiane automobilistike.

Volkswagen Group ishte prodhuesi i makinave më i goditur me gati një të katërtën më pak shitje se qershorin e kaluar. Gjithsesi, gjatë gjashtëmujorit të parë, Stellantis ka parë rënien më të madhe deri më tani në 21.1%.

Ndër markat më të vogla, prodhimet e reja të Volvo ranë 47.9% në qershor dhe 28.5% gjatë gjysmës së parë të vitit, ndërsa Jaguar Land Group pa një rënie më të vogël në qershor në 13.2%, por goditja më e madhe këtë vit deri më tani me 34.7%.

Reklama e sponzorizuar

Inflacioni, pengesat e zinxhirit të furnizimit, rastet në rritje të koronavirusit në disa vende dhe mungesa e vazhdueshme e çipave janë vetëm disa nga problemet që mundojnë industrinë e automjeteve në rajon, e cila tani ka regjistruar 12 muaj radhazi rënie.

Prodhuesit e mëdhenj të makinave nga BMW në Stellantis kanë raportuar në javët e fundit rënie të shitjeve globalisht përpara rezultateve të tyre të tremujorit të dytë më vonë këtë muaj.

Të katër tregjet kryesore të Bashkimit Evropian – Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca – raportuan një rënie në prodhimet e makinave./ Reuters