Shtohet frika që në Evropë mund të rritet inflacioni

Ministrat e financave të Eurozonës u takuan për të diskutuar rritjen e inflacionit.

Inflacioni në rritje është “një fakt i jetës” i përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, ka thënë Sigrid Kaag, ministrja e financave të Holandës.

“Nivelet e inflacionit sigurisht që do të jenë me ne në një nivel të lartë vitin e ardhshëm dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh,” tha Kaag.

Reklama e sponzorizuar

Disa kanë frikë se Evropa mund të hyjë në një recesion pasi lufta në Ukrainë rrit çmimet për energjinë, ushqimin dhe lëndët e para, raporton Euronews, transmeton Express.

“Ajo që mund të ndryshojë situatën në të cilën ndodhemi dhe të na sjellë në një situatë më të vështirë ekonomike janë shkurtimet e furnizimit dhe mungesat reale të furnizimit”, tha Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Për muaj të tërë BE-ja ka paralajmëruar vendet anëtare që të përgatiten për një mbyllje të plotë të furnizimit me energji nga Rusia.