Shtrenjtohen sërish vezët në Kosovë, arrin në 4 euro kompleti

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur, duke arritur kështu në rreth 4 euro një komplet apo 30 copë vezë.

Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit javën e kaluar është shënuar vetëm tek vezët.

Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës është tregtuar me çmim prej 3.90 euro.

Reklama e sponzorizuar

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime. /Buletini Ekonomik/