Qytetet më të mira në botë, bazuar te votat e lexuesve të Travel + Leisure, pëlqehen për ndërthurjen e tyre të kulturës, të ushqimit dhe të mikpritjes.
Kur lexuesit e Travel + Leisure japin opinionin e tyre të përbashkët mbi një temë të caktuar, ai tenton të krijojë një efekt domino, veçanërisht kur bëhet fjalë për rezultatet e Çmimeve të më të Mirëve në Botë (World’s Best Awards).
Në shpalljen e qyteteve më të mira në botë, marren parasysh hotelet, restorantet e vlerësuara nga Michelin, trashëgimia e pasur kulturore, atraksionet kryesore dhe, vitet e fundit, protokollet e COVID-19. Më pas, numërohen votat, përpunohen shifrat dhe arrihet në një rezultat për çdo qytet – dhe, në fund, bëhet renditja e 25 qyteteve më të mira në të gjithë globin.
Pasi bëhen publike listat e Qyteteve më të Mira në Botë, qindra mijë njerëz analizojnë gjetjet e këtij sondazhi. Turistët planifikojnë udhëtimet e tyre bazuar te këto destinacione, rritet interesi për vendet fituese që janë më pak të njohura për publikun e gjerë, dhe, kështu, qytetet në mbarë botën përjetojnë ndikimin e këtij rankimi.
Çdo vit, në sondazhin e qyteteve më të mira në botë, Travel & Leisure u kërkon lexuesve që të vlerësojnë përvojat e udhëtimit në mbarë globin, të ndajnë mendimet e tyre për qytetet kryesore, ishujt, anijet turistike, spa-të, linjat ajrore dhe shumë më tepër. Lexuesit vlerësuan qytetet bazuar te pamjet dhe monumentet e tyre, te kultura, kuzhina, mikpritja, shopping-u dhe duke u bazuar te vlera e përgjithshme e tyre.
Krahasimi i qyteteve më të mira të vitit 2022 me renditjen e vitit të kaluar ofron disa vëzhgime intriguese. Firence u rikthye në pesë qytetet më të mira për këtë vit, duke u ngjitur nga vendi i 6-të në vendin e 4-t, ndërsa Udaipuri në Indi zbriti në vendin e 10-të, nga vendi i 2-të.
Qyteti fitues i vitit të kaluar, San Miguel de Allende, zuri vendin e dytë në renditjen e këtij viti dhe mori shumë superlativa nga votuesit, me një të anketuar që shkruante: “Moti është i përsosur, skena muzikore është e shkëlqyer dhe ushqimi është i jashtëzakonshëm.” Kioto, në Japoni, gjithashtu ra më poshtë në renditjen e këtij viti, nga vendi i 5-të në të 14-in, por Stambolli (vendi i 5-të) dhe Ubud, në Indonezi (vendi i 3-të), vazhduan të renditen mes pesë qyteteve të para.
Lexuesit e T+L shfaqën gjithashtu vlerësim për disa prej qyteteve fituese të vitit 2020, por që mungonin në renditjen e vitit të kaluar, duke përfshirë Merida, në Meksikë (e cila është në vendin e 12-të), një qendër në Jukatan që një lexues i T+L e vlerësoi si “një nga qytetet më të mira për t’u vizituar për dashamirësit e muzikës, të vallëzimit dhe të kuzhinës.” Ndër qytetet spanjolle që u rikthyen këtë vit është Sevilja (vendi i 11-të). Një votues e quajti kryeqytetin andaluzian “një qytet të madh me shumë eksperienca”, ndërsa një tjetër e përshkroi atë si thjesht “magjepsës”.
Por, rikthimi i vërtetë i kësaj liste ishte Oaxaca, e cila u ngjit nga vendi i 8-të vitin e kaluar në krye të renditjes për këtë vit. Lexoni më tej për të mësuar arsyet pse Oaxaca u kurorëzua si qyteti më i mirë në botë – dhe cilat janë qendrat e tjera botërore që u bënë pjesë e kësaj liste.
- Oaxaca, Meksikë
Pasi iu mor vendi i parë nga San Miguel de Allende vitin e kaluar, ky qytet i Meksikës jugperëndimore u ngjit sërish në krye të listës së qyteteve më të preferuara në mbarë botën. Ai është destinacioni gastronomik i ëndrrave, veçanërisht për të pasionuarit pas salcës meksikane mole dhe pijes mezkal.
Kultura mbizotëruese e popullsisë indigjene të Zapotecëve ka ndikuar në kuzhinën lokale, e cila mund të shijohet plotësisht në Oaxaca City.
(Në fakt, një nga të anketuarit përmendi në mënyrë specifike “ushqimin e mrekullueshëm vendas indigjen”.) Shumë lexues vlerësuan gjithashtu arkitekturën e shekullit të 17-të të Oaxaca-s, skenën joshëse të koktejeve dhe tregjet artizanale plot gjallëri, së bashku me mikpritjen e banorëve të kësaj zone.
“Njerëzit bëjnë gjithçka për t’ju bërë të ndiheni të veçantë,” tha një votues. “Muzetë, rrugët, kafenetë dhe restorantet e bukura të qytetit”, sipas një të anketuari tjetër, ishin gjithashtu disa nga faktorët që sollën fitoren e këtij qyteti.
Rezultati: 92.96
- San Miguel de Allende, Meksikë
Rezultati: 91.77
- Ubud, Indonezi
Rezultati: 91.73
- Firence
Rezultati: 91.06
- Stamboll
Rezultati: 90.97
- Mexico City, Meksikë
Rezultati: 90.90
- Chiang Mai, Tajlandë
Rezultati: 90.70
- Jaipur, Indi
Rezultati: 90.67
- Osaka, Japoni
Rezultati: 90.35
- Udaipur, Indi
Rezultati: 90.22
- Sevilje, Spanjë
Rezultati: 90.12
- (Barazim) Mérida, Meksikë
Rezultati: 90.00
- (Barazim) Tokio
Rezultati: 90.00
- Kioto, Japoni
Rezultati: 89.77
- Siem Reap, Kamboxhia
Rezultati: 89.66
- Seul
Rezultati: 89.31
- Bodrum, Turqi
Rezultati: 89.31
- Roma
Rezultati: 89.29
- Muskat, Oman
Rezultati: 89.21
- Hoi An, Vietnam
Rezultati: 88.9221
- Cuzco, Peru
Rezultati: 88.79
- Cape Town
Rezultati: 88.76
- Charleston, Karolina e Jugut
Rezultati: 88.70
- Bangkok
Rezultati: 88.6225
- Lubjanë, Slloveni
Rezultati: 88.49 / Travel & Leisure