Po mendoni të bëheni nomad dixhital?
Dy vjet pas Mbylljes së Madhe të Zyrave, puna në distancë po rritet me shpejtësi.
Dhe me të vjen edhe mundësia për të zgjedhur një shtëpi, jo sepse është afër me zyrën, por sepse është një vend ku dëshironi të jetoni, për shembull pranë plazhit, ku ka diell gjithë ditët e vitit, dimri është veç një ëndërr dhe qiraja është e përballueshme.
Para pandemisë, 4% e vendeve të punës në Amerikën e Veriut ishin në distancë, por përqindja u rrit 15% në fund të vitit 2021 dhe mund të rritet në 25% brenda vitit 2022, sipas të dhënave të Ladders, një shoqëri për kërkimin e punës.
Kërkimet për punë në distancë në Google janë rritur me 72%, pasi njerëzit vijojnë të ëndërrojnë mundësinë për të braktisur përfundimisht zyrën e tyre.
Për të lehtësuar kërkimin, shoqëria globale për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe listës së pagave përpiloi një listë të destinacioneve më të mira buzë detit për punë në distancë, duke u mbështetur në faktorë si shpejtësia mesatare e internetit, çmimi mesatar i qirasë mujore dhe shkalla e kriminalitetit (nga një shkallë nga 0 në 100, ku 0 është më i sigurt)
Ja zgjedhjet më të mira të kompanisë
Brades, Montserrat
Shpejtësia e internetit: 0.7 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 313$
Shkalla e kriminalitetit: 0
Brades, kryeqyteti de facto i ishullit karaibik të Montserrat, është destinacioni më i mirë detar për udhëtimet e punës në distancë.
Qiraja mesatare mujore është vetëm 313 $, mundësia për të qëndruar pa vizë është deri në 6 muaj dhe shkalla e kriminalitetit është më e ulëta e gjithë vendeve të kësaj liste – nomadët dixhitalë do të rrethohen nga një mjedis i gjallë dhe piktoresk në Brades ndërkohë që punojnë çdo ditë.
Valley, Anguilla
Shpejtësia e internetit: 18.16 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 748$
Shkalla e kriminalitetit: 16.67
Popullsia e Valley është vetëm 1.067 banorë dhe gëzon mesatarisht 12 orë, 10 minuta dhe 40 sekonda diell çdo ditë për të praktikuar aktivitete si zhytje apo parasailing pas pune.
Zadar, Kroaci
Shpejtësia e internetit: 19.82 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 437$
Shkalla e kriminalitetit: 28.12
Zadari në Kroaci renditet i treti në këtë analizë. Qyteti europian njihet për plazhet e qeta , perëndimet që të lënë pa frymë dhe rrënojat romake dhe veneciane.
Nomadët dixhitalë mund të qëndrojnë deri në 90 ditë, pa pasur nevojën të marrin vizë. Zadari është vendi detar me më shumë orë me diell në ditë, mesatarisht 12 orë, 17 minuta dhe 10 sekonda në ditë.
Siç dihet, marrja e rrezeve gjatë ditës ndihmon në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe mendore – ky është një aspekt që punonjësit në distancë mund ta marrin në konsideratë kur zgjedhin një destinacion për udhëtimin e ardhshëm.
Lagos, Portugali
Shpejtësia e internetit: 0.7 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 638$
Shkalla e kriminalitetit: 25
Në Lagos do të gjeni plazhe piktoreske me rërë të rrethuara nga shkëmbinj madhështorë, me diellin që shndrit mesatarisht 12 orë e 14 minuta gjatë ditës.
Punonjësit në distancë mund të qëndrojnë 90 ditë, pa nevojën për të marrë vizë, duke u dhënë atyre të zhvillojnë një nga 280 mundësitë për t’u argëtuar, si udhëtime me varkë, shijimi i verërave lokale, soditja e delfinëve etj.
Taghazout, Marok
Shpejtësia e internetit: 4.16 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 152$
Shkalla e kriminalitetit: 34.29
Në një plazh të vogël peshkatarësh ndodhet plazhi më i mirë i Marokut për të bërë sërf, i cili renditet i pesti. Taghazout ka çmimet më të leverdishme për qira nga gjithë vendet e analizuara, 152$.
St. George’s, Bermuda
Shpejtësia e internetit: 102.77 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 1,637$
Shkalla e kriminalitetit: 42.33
Në vendin e gjashtë renditet St. George’s, në Bermuda, destinacioni detar, që sipas këtij studimi, ka shpejtësinë mesatare të internetit më të lartë, 102,77 megabit në sekondë. Një lidhje interneti e fortë dhe e qëndrueshme është e rëndësishme për suksesin e çdo pune në distancë.
Punonjësit në distancë mund të marrin pjesë në mbledhje virtuale, të ndajnë materiale dhe të bashkëpunojmë me pjesëtarë të ekipit, gjë që nuk mund të bëhet pa një lidhje interneti të shpejtë. Çmimi i qirave në këtë qytet historik është edhe i dyti më i lartë, pas George Toën në ishujt Cayman, 1,637$.
Goa, Indi
Shpejtësia e internetit: 7.53 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 243$
Shkalla e kriminalitetit: 47.63
Goa është një ndërthurje e kulturës portugeze me atë indiane. Goa ka koston e jetesës më të ulët në gjithë destinacinet detare të marra në analizë, me shpenzime mesatare 252,47 sterlina në muaj për një punonjës në distancë.
Flic-en-Flac, Mauritius
Shpejtësia e internetit: 6.15 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 449$
Shkalla e kriminalitetit: 50.5
Në vendin e tetë është Flic-en-Flac, një fshat peshkatarësh në brigjet perëndimore të Mauritius.
Me plazhet idilike me rërë të bardhë dhe perëndimet e mrekullueshme, Flic en Flac është një vend bregdetar ku punonjësit në distancë mund të qëndrojnë deri në 90 ditë pa vizë.
Bridgetown, Barbados
Shpejtësia e internetit: 60.25 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 366$
Shkalla e kriminalitetit: 41.67
Bridgetown, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Barbados, renditet i nënti, me shpejtësi mesatare interneti 60,25 mbps – i treti më i shpejtë pas Saint George’s a Bermuda dhe Noord ad Aruba.
Bridgetown është edhe një nga pesë destinacionet në këtë listë që u ofron punonjësve në distancë qëndrim gjashtëmujor, pa pasur nevojë për vizë. Në këtë hark kohor të gjatë nomadët dixhitalë mund të marrin gjithë kohën e nevojshme për të shijuar plotësisht gjithçka që ofron ky ishull i mrekullueshëm.
Noord, Aruba
Shpejtësia e internetit: 61.55 Mbps
Çmimi mesatar i qirasë: 666$
Shkalla e kriminalitetit: 43.75
Në vendit e 10 është Noord, Aruba, një qendër shumëngjyrëshe turistike që lejon vizitorët të qëndrojnë deri në 30 ditë pa vizë, e cila më pas zgjatet deri në 180 ditë.
/ Fast Company & Remote.com