ATK iu bën thirrje për përmbushje të obligimeve tatimore sektorit të akomodimit dhe shërbimeve ushqimore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) iu ka bërë thirrje të gjithë personave që merren me aktivitete akomodimi dhe shërbime ushqimore në Kosovë, që t’i përmbushin të gjitha detyrimet tatimore siç parashihen me legjislacionin tatimor.

Sipas një njoftimi për media nga ATK, ata iu rekomandojnë këtyre dy sektorëve që t’i deklarojnë dhe të paguajnë saktë tatimin, t’i regjistrojnë  të punësuarit, si dhe të paguajnë tatimin ne paga dhe pensionet për të punësuarit, të pajisen me arkë fiskale dhe të lëshojnë kuponë fiskal, të deklarojnë saktë organizimin e ahengjeve, si dhe të mbajnë evidenca lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore, etj. /Buletini Ekonomik/