ATK: Vetëm dje janë inkasuar 417 mijë e 163 euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, ku janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro.

Siç thuhet në njoftimin e tyre në Facebook, bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417 mijë e 163 euro.

Sipas tyre, vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

Reklama e sponzorizuar

“Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Buletini Ekonomik/