Çmimi i gazit mund të rritet me 60% në Europë, paralajmëron Gazprom

Gazprom

Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar se çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60% në më shumë se 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër.

Kjo për shkak se eksporti dhe prodhimi i vetë kompanisë vazhdon të bjerë nga sanksionet perëndimore, shkruan Reuters.

“Çmimet evropiane të gazit kanë arritur në 2,500 dollarë për 1,000 metër kub. Sipas vlerësimeve, nëse një tendencë e tillë vazhdon, çmimet do të kalojnë 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër,” tha Gazprom.

Reklama e sponzorizuar