Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria të blejë rrymë nga prodhuesit vendorë

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) kanë pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku kanë diskutuar lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe KECSO-s me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimit.

Sipas një komunikate për media, OAK ia ka parashtruar një kërkesë ZRRE-së, ku kanë kërkuar nga ta që ZRRE-ja të obligojë KESCO-n të blejë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës që ajo nuk shfrytëzohet apo është tepricë nga bizneset dhe qytetarët që kanë investuar në energji solare, në mënyrë që e njëjta të mos humbet. /Buletini Ekonomik/