Kjo sipas tij, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte.
Kreu i qeverisë në postimin e tij ka cituar artikullin e “The Times” për Shqipërinë.
“E mirënjohura britanike ‘The Times’ ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”.
Një ditë më parë kryeministri publikoi shifrat e vizitorëve nga Spanja.
Sipas tij, 18 mijë e 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.
“18 mijë e 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruante Rama në Facebook.