Ministri i Financave Hekuran Murati sërish ka kërcënuar BSPK dhe SBASHK se në rast se vazhdojnë grevën, ata nuk do të paguhen nga shteti, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se është e drejtë e secili t ër të protestuar ose për të hyrë në grevë, përveç disa kategorive, e që sipas tij kushdo që hynë në grevë gjatë kohës sa vazhdon ajo, paguhen nga fondi i Sindikatave e jo nga shtetit.
“Ligji për pagat është në konsultim të brendshëm dhe së shpejt shkon në Kuvend kurdo që Kuvendi të kthehet. Duhet të ndalen shantazhet dhe kërcënimet nga BSPK dhe SBASHK për grevë. Sot pash në ministri një nënë që kishte marrë fëmijun me vete për shkak se çerdhet janë në grevë”; ka thënë ai ndër të tjera.