Inflacioni rritet në të gjithë botën, në disa vende arrin në 55%

Pas kolapsit për shkak të pandemisë, çmimet janë rikthyer në rritje pothuajse në të gjithë botën, duke arritur majat rekord: vëren një raport nga Qendra Kërkimore Pew (Pew Research Center), bazuar në të dhënat e mbledhura nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) shpjegon se si inflacioni në përgjithësi ndoqi një prirje rritëse, duke u kolapsuar gjatë muajve të parë të 2020 në fillim të pandemisë dhe më pas filloi të rritet në fillim të vitit 2021, kur bota po përpiqej të kthehej në normalitet.

Analiza tregon se, nga 44 ekonomi të përparuara, 37 kanë të paktën dyfishuar normën e inflacionit në tremujorin e parë të 2022 krahasuar me fillimin e 2020. Në 16 vende norma e inflacionit është të paktën katërfishuar. Në krye të renditjes me një rritje inflacioni mbi njëzet e pesë herë krahasuar me dy vjet më parë (nga 0,13% në 3,36%) është Izraeli, i ndjekur nga Greqia, ku inflacioni u rrit nga 0,36% në 2020 në 7,44% në 2022 dhe pas tyre Italia.

Por rekordi absolut i përket Turqisë, ku në tremujorin e parë të 2022, pas vendimeve të dyshimta në fund të vitit 2021 për politikën ekonomike të kryeministrit Erdogan, norma e inflacionit arriti në 55%.

Reklama e sponzorizuar

Edhe në Shqipëri inflacioni arriti në 7.5% për muajin korrik, një rritje me 0.3% krahasuar me muajin qershor të këtij viti, sipas të dhënave të INSTAT.

Nëse tendenca e përgjithshme ka qenë fillimisht në rënie, me shpërthimin e pandemisë, e më pas në rritje, ka disa vende ku norma e inflacionit ka ndjekur një prirje krejtësisht të ndryshme, ndonjëherë edhe të kundërta. Ky është rasti në Rusi, ku normat e inflacionit u rritën gjatë pandemisë dhe më pas u ngritën në qiell me fillimin e luftës në Ukrainë. Në Indonezi, nga ana tjetër, pas një rënieje para pandemisë, norma e inflacionit mbeti shumë e ulët.

Japonia gjithashtu vazhdon të luftojë me problemin e vjetër të inflacionit shumë të ulët. Pas një rritjeje gjatë pandemisë, shkalla e inflacionit ra përsëri në fund të vitit 2021. Tani po rritet përsëri dhe qëndron në 2,6% – në shumë nën mesataren botërore (e cila vlerësohet të rritet në 7.5% deri në fund të vitit).

Prandaj duket se jemi vetëm në fillim dhe se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet. Sipas një raporti të ndërmjetëm të OECD-së, në shumicën e vendeve të analizuara në prill, normat e inflacionit ishin më të larta se në mars, dhe trendi rritës do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2022.