Jakurti, pyet qeverinë Kurti: Pse nuk po vendosni çmime tavan për të gjitha produktet bazë?

Sot, Ministria e Industrisë ka vazhduar ta praktikojë për herë të dytë vendosjen e çmimeve tavan për të gjitha produktet e naftës. Kësaj radhe, marzhat tregtare maksimale të prezantuara përmes këtij vendimi, 2 cent litri për shitjet me shumicë, do të jenë në fuqi për 30 ditë rresht.

“Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes më shumicë është dy centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes më pakicë është 12 centë për një litër”, thuhet në vendimin e MINT-it.

Aktualisht, një litër naftë në Kosovë po tregtohet deri në 1.80 euro, kurse një litër benzinë deri në 1.50 euro.

Reklama e sponzorizuar

Edhe njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, vlerëson se vendosja e çmimeve tavan për derivatet është politikë e duhur nga qeveria.

Mirëpo, ai vazhdon të theksojë se një gjë e tillë është dashur të ndodhë për të gjitha produktet e shportës bazë qysh moti. /Buletini Ekonomik/