Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur, sidomos tek produktet bazë.
Sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK), ngritje e çmimeve është vërejtur sidomos tek vezët dhe vaji.
Kështu, një litër vaj ushqimor luledielli ka arritur në 2.93 euro, prej 2,89 euro sa ka qenë javën e kaluar.
Ndërsa, kompleti i vezëve sot tregtohet me një çmim prej 4,26 euro, kurse javën e kaluar ka qenë 4,09 euro.
Ndryshe Qeveria e Kosovës tashmë e ka nxjerrë një rezolutë për të ‘rregulluar’ rritjen abnormale të çmimeve tek produktet bazë, mirëpo e njëjta ende nuk ka dhënë rezultate konkrete. /Buletini Ekonomik/