Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar urgjentisht nga Ministria e Financave dhe Tranfereve që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore.
Lëshimi i kësaj Qarkore iu mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.
AKK konsideron se si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktësisht me datën 1 shtator që është obligim ligjor që buxheti t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës.
Sipas AKK-së, pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dinë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.
Po ashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës.