“Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike të shtetit tonë”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, mbajtën një takim me dyer të mbyllura me drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Kurti u shpreh i kënaqur me të arriturat e Doganës dhe u shpreh falënderues për 582 zyrtarëve sa ka gjithsej Dogana për punën që ata bëjnë.
“Me të arritura të shtuara nga viti në vit, atëherë s’kemi se si të mos themi që kjo vizitë e jona s’ka të bëjë me të tashmen dhe të kaluarën, por edhe bashkëpunim dhe mbështetje”, tha Kurti në një konferencë për media, raporton Gazeta Express
Ai bëri të ditur se për 14 përqind Dogana e Kosovës kanë shënuar ngritje të të hyrave, derisa edhe konfiskimet janë rritur në 5 milionë, krahasor me vitin e kaluar që ishin 2 milionë.
Kurse, drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu, tha se Dogana vazhdon të ketë përformancë pozitive, krahasuar me vitin e kaluar si në fushën e të hyrave, ku janë mbledhur 14% më shumë se vitit e kaluara.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se përmes kësaj vizite po ofrojnë mbështetje këtij institucion i cili është i rëndësishëm për të hyrat e Kosovës.
Ai tha se tashmë kapja e produkteve të kontrabanduara janë bërë çështje të përditshme dhe kjo është mesazh për ata që provojnë të bëjnë kontrabandë dhe iu kushtojnë shumë më shtrenjtë.