Llumnica: Sikur të ishte në funksion “Kosova A”, nuk do të kishte probleme me energji elektrike

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se po të rivitalizohej Termocentrali “Kosova A”, në Kosovë nuk do të kishte probleme me energji elektrike, siç ka tani.

Llumnica, i cili ishte i ftuar në RTV Dukagjini, për të folur në lidhje me krizën energjetike, tha se sindikata e KEK-ut, kishte sugjeruar që nga viti 2019 që Termocentrali “Kosova A”, të funksionalizohej.

“I kemi dhënë sugjerimet tona, që nga viti 2019, jemi për rivtivilizim e Kosovës A, VV ka qenë në opozitë e kishte përkrahur rivatilizimin. Sikur tash të kish ndodhë, tash besoj që nuk do ishim marrë me probleme të energjisë elektrike”, është shprehur Llumnica.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, Llumnica ka thënë se një nga problemet kryesore të KEK-ut, janë edhe termocentralet e vjetruara

“Termocentralet janë të vjetra, remontet janë të rregullta, besoj që po të ishin të gjitha të rregullta gjendja do të ishte më e mirë. Në realitet KEK nuk ka shumë zgjidhje se për arsye janë termocentrale të vjetra, Blloku A5 i Kosova A, nuk është riparu, kjo i ka kushtuar Kosovës, i ka kushtuar KEK-ut”, është shprehur ai.

Ai e ka kritikuar menaxhmentin e KEK-ut, se nuk po i pranon në takim.