Me mbi 20 mijë ahengje të mbajtura për dy muaj, sektori i gastronomisë është stabilizuar me rreth 250 milionë euro fitime.
Këtë pamje patën qindra salla të dasmave për dy muaj.
Pas dy vite gjatë së cilave e patën punën e kufizuar, këtë sezon veror duket që iu kthyen normalitetit.
Janë rreth 20 mijë ahengje familjare që u mbajtën për dy muaj në vend.
Kështu pohon Visar Demolli nga Oda e Hotelerive të Kosovës.
Demolli foli edhe për përfitimet ekonomike që ky sektor pati.
Që kjo sezon ka qenë më përfituese se dy vitet paraprake e pohon edhe këngëtari Labinot Rexha.
Rexha ka edhe një thirrje për kolegët.
Sektori i gastronomisë për dy vite punuan të kufizuar për shkak të gjendjes me covid-19 në vend.